Ditët e fundit moderatorja e njohur Arbana Osmani ka qenë në qendër të mediave për shkak të lidhjes së saj më të re me regjisorin e emisionit Eduart Grishaj.

Ndonëse asnjëri nuk ka konfirmuar asgjë, shenjat flasin se ata janë bashkë.

Së fundmi, në profilin e moderatores është vënë re prezenca me anë të komenteve e vëllait të Eduardit, Ylli.

Arbana ka publikuar një foto e veshur bardhë e zi dhe Ylli i shkruan ‘Mirëmngjes zemer’.

Kujtojmë që edhe herë të tjera ata janë shfaqur së bashku. Kjo bën të kuptohet që mes çiftit lidhja është bërë më serioze, edhe pse në fshehtësi.