Shumë persona gjithnjë e më shumë po përballen me venat me variçe dhe enjtjet e këmbëve në sajë të orareve të punëve që kërkojnë periudha të gjata të uljes në një tavolinë po ashtu edhe zgjedhje të rrezikshme të artikujve në modë që dëmtojnë qarkullimin e gjakut.

Në fazat fillestare, ka mënyra për të zvogëluar ashpërsinë e simptomave dhe për të parandaluar përparimin e venave me variçe. Shumica e këtyre metodave mund të përdoren në shtëpi.

Ashtu si çdo problem tjetër shëndetësor, venat me variçe duhet të trajtohen siç duhet. Këto janë metodat më të zakonshme por efektive për të trajtuar zhvillimin e venave me variçe:

1. Ngritja lart e këmbëve

Ngritja lart e këmbës mund të lehtësojë në mënyrë dramatike simptomat e venave me variçe dhe ënjtjen e këmbëve nëse jeni në fazat e hershme. Për të qenë efektiv, duhet t’i ngrini këmbët mbi nivelin e zemrës tuaj.

Mundohuni t’i mbani në këtë pozicion për të paktën 20 minuta, 3-4 herë në ditë. Provoni të lexoni një libër ose të shikoni televizor. Ju nuk do ta vini re sesi fluturon koha!

2. Çorape ngjeshëse

Mbajtja e çorapeve mbështetëse elastike gjatë ditës mund të jetë më e dobishme se çdo lloj tjetër trajtimi në shtëpi. Nëse ndjeni siklet në këmbët tuaja, provoni të mbani çorape të posaçme për venat.

Këto çorape elastike ngjeshin venat dhe parandalojnë rrjedhjen e gjakut prapa.

Ato i ngjeshin këmbët shumë më fort se çorapet e zakonshme, por ato ndihmojnë që venat dhe muskujt e këmbëve të lëvizin gjakun në mënyrë më efikase.

Hulumtimet kanë treguar se këto lloj çorapesh mund të zvogëlojnë ose të parandalojnë ënjtjet. Njerëzit që udhëtojnë shumë, janë në këmbë gjatë gjithë ditës ose qëndrojnë ulur në një tavolinë zakonisht blejnë çorape kompresive për të ulur ënjtjen ose shqetësimin.

3. Mbështetja dietike dhe kontrolli i peshës

Ashtu si stërvitja e rregullt, edhe dieta ushqimore është përgjigja për shumë probleme shëndetësore. Një trup që është i shëndetshëm në brendësi do të duket i shëndetshëm në pjesën e jashtme.

Përfshini ushqime që përmbajnë vitamina C dhe E, të cilat janë burime të mëdha të antioksidantëve për trupin tuaj. Vitamina C është e nevojshme për prodhimin e kolagjenit dhe elastinës për të mbajtur venat tuaja të forta. Vitamina E mund të bëjë që venat të duken më pak si “merimanga“.

Mos i harroni ushqimet e pasura me fibra pasi ndihmojnë në parandalimin e kapsllëkut dhe zvogëlojnë presionin në venat tuaja. Konsumoni më shumë ushqime me tërshërë, fara lini, bizele, fasule, mollë dhe ushqime me drithëra të plota.

Pesha shtesë nuk çon në shfaqjen e venave me variçe. Megjithatë, zakonisht shkaktohet nga faktorë të ndryshëm.

Zakonet e këqija, mungesa e stërvitjes, dieta e çekuilibruar dhe qëndrimi ulur mund të bëjnë që ju të keni vena të fryra. Kontrolloni peshën tuaj për të mos ushtruar shumë presion mbi këmbët tuaja.

4. Mjekimet bimore

Një studim tregoi se disa ilaçe bimore mund të kenë një efekt pozitiv në simptomat e pamjaftueshmërisë venoze të tilla si ënjtje, ngërçe ose këmbë të shqetësuara. Suplementet dietike, si ekstrakti farave të rrushit ose një bimë e quajtur gotu kola, njihen si një trajtim i mirë për venat me variçe.

Ato janë në formën e pilulave, kapsulave ose vajit.

Bisedoni me mjekun tuaj para se të provoni ndonjë suplement bimor për t’u siguruar që këto produkte janë të sigurta dhe nuk do të japin kundër-reagim me ndonjë ilaç që merrni.

5. Aktiviteti fizik
Aktiviteti i rregullt fizik është çelësi për trajtimin e shumë problemeve shëndetësore. Në rastet e venave me variçe, veçanërisht ato të diagnostikuara në fazat e hershme, aktiviteti fizik është një masë e mirë parandaluese.

Megjithatë, mos zgjidhni një stërvitje që ushtron shumë tendosje në këmbët tuaja. Vrapimi zakonisht nuk rekomandohet, sepse mund të përkeqësojë enjtjen e venave.

Sa më shumë të lëvizni, aq më shpejt gjaku juaj qarkullon në venat tuaja. Kjo është pikërisht ajo që ju duhet për të ndryshuar ndjesinë e pakëndshme të venave me variçe.

Ushtrimet fizike që nxisin qarkullimin e gjakut dhe janë efektive për trajtim janë ecja e përditshme, shtriqja, joga dhe përkulja ose rrotullimi i gjunjëve.

6. Ndryshimet në mënyrën e jetesës

Ndryshimet në stilin e jetës tuaj mund të zvogëlojnë sikletin që venat me variçe zakonisht shkaktojnë. Shmangni periudhat e gjata të qëndrimit ose uljes, veçanërisht nëse keni një punë në tavolinë.

Ndryshoni pozicionin tuaj më shpesh në mënyrë që qarkullimi i gjakut të mos reduktohet. Mundohuni të ngriheni dhe të bëni stërvitje të shkurtra nëse është e mundur.

Shmangni mbajtjen e takave të larta për periudha të gjata kohore. Mos i largoni këpucët e preferuara me takë, por mos e kaloni gjithë ditën mbi ato. Taka e ulët tonifikon muskujt e pulpave dhe ndihmon gjakun të lëvizë nëpër vena.

7. Masazhi i butë
Masazhi ndihmon me qarkullimin e mirë të gjakut në trupin tuaj, sidomos në këmbët tuaja (ku shfaqen më shumë venat me variçe). Teknika kryesore për masazhin e venave me variçe është që të jetë i butë, të shmanget presioni me gishta në venat e mëdha dhe shtrëngimi.

Ushtroni presion të butë me pëllëmbët e dorës ose presion të sheshtë kur bëni masazhin dhe lëvizni nga këmba në këmbë. Nëse ju ndjeni dhimbje ose ndonjë lloj shqetësimi, ndalojeni masazhin dhe ngrini këmbët.

Edhe pse një masazh i tillë i butë nuk mund të zvogëlojë plotësisht venat me variçe, mund të ndryshojë në mënyrë dramatike shqetësimin që shkaktojnë venat duke përmirësuar rrjedhjen e gjakut në gjymtyrët tuaja.

8. Për venat e mëdha: largimi me lazer
Një nga trajtimet më të zakonshme mjekësore për venat me variçe është largimi me lazer. Kjo metodë normalisht përdoret kur asnjë nga trajtimet e mësipërme nuk funksionon dhe enjtja e parehatia bëhen shumë të pakëndshme.

Një tub me një lazer në fund kalon nëpër një venë të dëmtuar. Lazeri nxehet dhe mbyll muret e venave në mënyrë që gjaku të mos rrjedhë më. Pastaj vena hiqet me një pajisje nxjerrëse.

Një procedurë e tillë lë plagë minimale në këmbë dhe është shumë më e thjeshtë se një operacion i zakonshëm.