Ju mund të përpiqeni t’i bindni të tjerët që fëmija juaj është personi më i sjellshëm në botë. Por nëse bëni gabime në edukimin e tyre, do të jenë mjaft të dukshme në situata të caktuara. Dëshirojmë t’ju tregojmë për disa prej tyre.

1. Fëmija ka vesin t’i ndërpresë të tjerët

Duke i thënë “Mos më ndërprit!”, nuk funksionon.

Kaliteni fëmijën tuaj të presë për radhën e tij në bisedë çdo ditë dhe në shtëpi, kur të keni një darkë familjare ose jeni duke folur në telefon me kolegët tuaj. Për shembull, para se të telefononi dikë, tregoni fëmijës tuaj:

“Unë do të flas në telefon tani, dhe nuk duhet të ndërpritem. Unë do të përfundoj së foluri kur akrepi i madh i orës arrin atë numrin!”

2. Fëmija juaj prek gjërat në market ose këmbëngul për t’i blerë ato

Është e rëndësishme që fëmija juaj të mësojë t’i kontrollojë dëshirat për sendet sepse ju nuk mund të blini gjithçka që është në shitje, dhe nuk duhet ta bëni një gjë të tillë edhe nëse i keni mundësitë.

Ata mendojnë se ju jeni duke mbledhur gjëra në dyqan pa ndonjë sistem; ata nuk e kuptojnë që ju keni bërë një listë të artikujve për t’i blerë. Pra, një përgatitje e vogël përpara se të dilni për shopping do t’ju ndihmojë shumë.

Bëni një listë të artikuve së bashku (vizatoni figurat nëse fëmija juaj nuk mund të lexojë akoma). Le të jetë vetë fëmija juaj përgjegjës për këtë material, duke e ndjekur listën bashkarisht me ju.

3. Fëmija juaj nuk përdor fjalët e mirësjelljes

Sa më herët të filloni t’ia mësoni përsëritjen e fjalëve të mirësjelljes fëmijës tuaj, aq më mirë. Megjithatë, disa e kuptojnë më shpejt, ndërsa të tjerët nuk do t’i asimilojnë ato që në herën e parë. Tregoni fëmijës tuaj magjinë e fjalëve të sjellshme: mos bëni asgjë që ata kërkojnë derisa të thonë “të lutem”. Të thonë “mirëdita”, “mirupafshim”, “a mund të…” dhe “faleminderit” derisa fëmijës t’i bëhen shprehi pa qënë nevoja që t’i mbajnë mend.

4. Ata nuk e kuptojnë kur e teprojnë

Fëmija e ka të vështirë të kuptojë se disa informacione që nuk duhet t’i ndajnë me të tjerët.

Ata nuk e njohin turpin apo sikletin dhe nuk e kanë provuar efektin e fjalëve të gabuara të thëna në momentin e gabuar. Prindërit, nga ana tjetër, mund të vuajnë nga këto. Përpiquni t’i prezantoni fëmijës konceptin e “sekretit brenda shtëpisë”, që janë të gjitha gjërat që nuk duhet t’ua tregojnë njerëzve të tjerë.

5. Ata janë frikacakë

Një fëmijë rritet shumë i frikësuar nga kritikat e prindërve, kur këta të fundit vënë barriera mes tyre dhe aktiviteteve të zakonshme.

Është një zë në kokën e tyre që u thotë: nëse shkoj në rrëshqitëse, unë do të bie ose të bëj pis rrobat e mia etj.

Kjo është arsyeja pse atëherë kur një prind me një gjendje të mirë shpirtëror papritur lejon fëmijën të shkojë lirisht në rrëshqitëse, fëmija me siguri do të zgjedhë që të mos rrezikojë “jetën” e tij për një kënaqësi momentale.

6. Ata vënë në siklet dhe bezdisin më të rriturit e tjerë

Nëse një fëmijë mund të fillojë lehtë një bisedë me një person të panjohur, kjo është një shenjë e besimit në familje.

Megjithatë, kjo mund të nënkuptojë gjithashtu se fëmija nuk di që të rriturit mund të kenë interesa të tjera.

Një shembull ilustrues është kur prindërit nuk mund të bëjnë atë që duan ose kanë nevojë, sepse përpiqen të kalojnë gjithë kohën me të vegjlit e tyre.

Nuk është çudi pastaj, që një fëmijë nuk mund të imagjinojë që njerëzit e tjerë duan diçka tjetër përtej asaj që ai do.