Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka zbuluar identitetin e policit civil që u përpals dje gjatë protestës së opozitës me djalin e ish deputetit të PD, Luan Baçi.

Sipas Zhupës, polici që sulmoi Bruno Baçin është Kreshnik Aliaj.

“Kreshnik Aliaj qe shikoni ne foto, eshte operacionali i policise qe sulmoi i veshur civil dhe dhunoi Bruno Baçin, djalin e kryetarit te PD Fier dhe ish deputetit Luan Baci.

Keta nuk jane polic që perfaqesojne shtetin, keta jane policë qe përfaqesojne banden ne pushtet”, shkruan Zhupa krahas videos.