Televizioni shqiptar s’përfshin Kosovën në hartën evropiane

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi, ka kritikuar televizionin shqiptar ABC se nuk e njeh Republikën e Kosovës.

Sipas Matoshit, gjatë parashikimit të motit në këtë televizion, Kosova nuk ishte askund në hartën evropiane, transmeton Indeksonline.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se harta gjeopolitike e Evropës ka më 17 shkurt 2008, por duket se në një pjesë të medias në Tiranë vlejnë ende hartat e vjetra!?

Më poshtë postimi i Matoshit pa ndërhyrje:

Televizioni shqiptar ABC nuk e njeh Republikën e Kosovës!?

Shtetet dhe kombet i kanë disa çaste vendimtare në historinë e tyre dhe Republika e Kosovës aktualisht është në një moment të tille, të jeshë a të mos jeshë.

E përballur me një retorikë kercënuese nga Serbia dhe nën presionin permanent të shtrirjës së ndikimit rus në rajon, Kosova me tërë potencialin shtetëror, po e mbronë të drejtën e saj, kufijtë dhe emrin kushtetues në gjeopolitikën e globit.

Mirëpo, fatkeqësisht në televizionin shqiptar ABC, gjatë parashikimit të motit, Kosovë nuk kishte askund në hartën europiane!?

Harta gjeopolitike e Europës ka ndryshuar zonja e zotrinjë nga ABC më 17 shkurt 2008, por duket se në një pjesë të medias në Tiranë vlejnë ende hartat e vjetra!? Joprofesionale dhe e turpshme! /Indeksonline/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...