Moderatorja Orinda Huta ka treguar mbrëmjen e djeshme për një të papritur që i ka ndodhur ditën e dasmës së saj me Turin.

E ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit’, Orinda tha se në mëngjes binte shumë shi, por të gjithë filluan ta gënjenin se nuk donin që ajo të mërzitej.

“Kur jam zgjuar në mëngjes, kam qenë vetëm me motrën time në shtëpi dhe ishte vranët. Filloi të binte shi me gjyma. Të gjithë thonin që nuk bie shi këtu tek ne, domethënë tek eventi.

Dhe unë që thoja, vetëm nëse këtu tek unë ka shi e te të gjithë ju të tjerët nuk ka. Ashtu thonin, vetëm tek ty ka shi, më bënin dhe për budalle. I thoja, realisht kam emocione, por mos më bëni budalle se e di që ka shi. Merrja Klevisin, shokun tim që shkonte tek vendi e thoshte nuk ka shi.

Atje ishte për.mb.ytur, kishin ardhur ta hiqnin me pompë. Shtruan qese dhe në fund e kanë hequr shiun me pompë. Kur kam arritur, ishte diell dhe kishte një pellg të vogël dhe Marcela u kujdes direkt. Më mirë që ra shi se na freskoi pak”, tha Orinda.