PROTESTA MASIVE POR GJITHÇKA PËRFUNDON SA ‘HAP E MBYLL SYTË’!

Ka përfunduar protesta e sotme e 16 marsit, për të cilën po punohej prej javësh nga dy partitë kryesore opozitare, PD e LSI.

Kjo protestë ishte masive por zgjati më pak se protesta e 16 shkurtit e cila nisi që në orën 10:00 e u mbyll në orën 16:00.

Sot, gjithçka nisi pas orës 11:00 dhe tashmë kur ora shënon 14:50, gjithçka ka përfunduar.

Opozita kishte kërkuar 48 orë leje për protestën por nuk ezauroi as 4 orë nga 24 që i dha policia.

Protesta u shoqërua me incidente të vogla të cilat policia i menaxhoi shpejt duke hedhur gaz lotsjellës e ujë.

Shumë prisnin, ashtu sikurse Basha kishte premtuar, që kjo protestë do rrëzonte Ramën mirëpo, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Me të drejtë, gjithkush tani pyet nëse Basha e Kryemadhi e kanë idenë e asaj që po bëjnë pasi për të disatën herë, qytetarët, nga jugu në veri, nisen drejt Tiranës dhe kthehen në shtëpitë e tyre duke patur sërish Ramën kryeministër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...