Protesta e opozitës këtë të shtunë në Tiranë regjistroi një sërë incidentesh dhe përplasje të ashpra mes qytetarëve dhe policisë, madje deri aty sa përfaqësuesve të opozitës u ka ardhur një paralajmërim se nëse nuk e shpërndajnë protestën, policia do të ushtrojë dhunë fizike.

Por përtej aspektit politik dhe serioz të protestës, ka patur një rast gazmor. Konkretisht një qytetar, i cili i është bashkuar mijëra qytetarëve që dolën në protestë kundër qeverisë Rama.

Personi në fjalë, i paidentifikuar, ka nisur të ngjitet në një pemë pranë godinës së parlamentit. Madje ka filluar dhe të bëjë ushtrime fizike (paralele).

Në disa momente më pas, po i njëjti person ka hequr bluzën dhe ka nisur të bëjë “karate” në mes të rrugës.