Report tv në bashkëpunim me institutin Italian “GPF Inspiring Research” sjellin sondazhin e parë për situatën politike në vend dhe pritshmëritë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

I ftuari special i mbrëmjes së sotme në emisionin “Repolitix”, është Roberto Baldassari, i cili rikthehet për publikun shqiptar pas parashikimeve të sakta që bëri për zgjedhjet e vitit 2015 dhe 2017 me institutin “Piepoli”, aktualisht president i “GPF Inspiring Research”.

Në këtë sondazh të parë qytetarët i janë përgjigjur pyetjes se cilat janë arsyet e klimës së tensionuar politike që ka përfshirë vendin. Sondazhi jep përgjigje edhe për votën e shqiptarëve nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.

Në sondazh qytetarët janë pyetur gjithashtu sesi do të vepronin nëse partitë kryesore te opozitës do të bojkotonin zgjedhjet lokale. Një pjesë e rëndësishme e sondazhit është pëlqyeshmëria që kanë shqiptarët në raport me figurat kryesore të politikës, punën e qeverisë dhe punën e liderit të opozitës. Bashkëpnupmi i tretë i Report Tv me Roberto Baldassarin jep një panoramë edhe për votën në 12 qarqet e vendit dhe projeksionin ne shkallë kombëtare.

Gara për Kukësin, sondazhi në Report Tv: 47-51% votojnë PS-në, 41- 45% PD-në
Partia Socialiste sipas sondazhit ka rritje edhe në Kukës, ku PS ka marrë 47% deri në 51% të votave të të anketuarve, PD ka marrë 41% deri në 45% të votave, LSI 4 deri në 6% të votave, PR dhe PDIU 0-1 % të votave, partitë e tjera nga 1% deri në 3 % të votave. Të pavendosur janë 39.2 % të të anketuarve.

Gara për Shkodrën, sondazhi në Report Tv: 40-44% votojnë PS-në, 38-42% PD-në
Bashkia e Shkodrës që drejtohet nga të djathtët nëse do të votohej sot sipas sondazhit nga institutit “GPF Inspiring Research” mund të fitohet nga e majta. Konkretisht 40% deri në 44% të të anketuarve kanë pohuar se do votojnë Partinë Socialiste, 38% deri në 42% të të anketuarve kanë pohuar se do votojnë Partinë Demokratike,

LSI merr 7% deri në 9% të votave, PDIU dhe PR marrin nga 1% të votave, ndërsa partitë e tjera mes të cilat PSD e Tom Doshit marrin 8% deri në 10 % të votave. Janë pikërisht votat e kësaj force politike që mund të japin socialistëve drejtimin e Bashkisë Shkodrës. 7.5% të të anketuarve janë shprehur të pavendosur për votën.