“Punët së prapthi i bën Monika, se Luli fle gjumë”

Kryeministri Edi Rama nuk e ka kursyer ironinë kur ka folur për protestën e opozitës nga Berati.

Duke iu drejtuar grave të këtij qyteti dhe gjithë Shqipërisë, kryeministri tha se duhet t’i mbajnë burrat fortë që mos të shkojnë kot pas berihajit të Lulzim Bashës në Tiranë.

“Mbajini burrat këtu, mos të bredhin pas berihajit. Futini poshtë xhaketës se rrinë që rrinë dhe thonë i fusim ndonjë xhiro në Tiranë”, tha Rama.

Ai vazhdoi më tej ironinë therëse duke thënë se “burrat socialistë edhe bëjnë ndonjë punë, por burrat demokratë veç për punë nuk i ke”.

“Punë së prapthi është ajo por nuk e bën Luli, e bën Monika. Të ishte për Lulin ai do ia kishte futur gjumit. Do ia marrim bashkinë e Beratit, të Kuçovës dhe Skraparit.

Ata thonë nuk do hymë në zgjedhje, unë them po do hyjnë. Edhe po s’hynë ne i kemi ndarë gjërat: Luli me Monikën, Monika me Lulin! Ne me njerëzit, njerëzit me ne”, theksoi Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...