Sali Berisha ka marrë sot në mbrojtje Ervin Salianjin dhe Jetmir Olldashin, të cilët janë të pandehur për montimin e çështjes “Babale” dhe mund të përfundojnë në burg.

Sipas Berishës, kjo çështje është e montuar nga Rama.

Te dashur miq, vendimi i krye kreut te meduzez, Edvin Kristaq Urrejtja per te ndjekur penalisht anetarin e Keshillit Kombetar te Partise Demokratike, Ervin Salianji dhe gazetarin e njohur investigativ Jetmir Olldashi, eshte deshmi tjeter e rikthimit te Edvin Kristaq Urrejtjes ne traditen e krimit politik, te proceseve dhe vendimeve gjyqesore staliniste te eterve te tij xhelate te shqiptareve te pafajshem.

Pasi ka shnderuar drejtesine ne dege te ekzekutivit, ai sot, njelloj si i ati i tij, skulptori xhelat Kristaq Rama, i cili firmoste krahas Ramiz Alise varjen publike te poetit Havzi Nela me akuza kryekeput falso dhe te sajuara, Edvini vendos ndjekjen penale te Salianjit dhe Olldashit me akuza te turpshme dhe falso qe te kujtojne nenet e agjitacionit dhe propagandes dhe ate te ndihmes per arratisjen nga vendi te Kodit Penal hoxhist.

Sipas ketij skizoidi, Salianji dhe Olldashi kane kryer krim sepse “kane nxitur Alfred Veliun per tu larguar nga vendi dhe kerkuar azil politik dhe kane fyer Fatmir Xhafen.”

Me kete qendrim Edvin Kristaq Urrejtja deshmon se eshte skllav i ligesise shpirterore aterore, e cila e shtyn te formuloje nepermjet nje skllavi te tij akuzat me qesharake dhe te turpshme te 28 viteve te fundi.

Por me kete qendrim, Edvin Kristaq Urrejtja deshmon se ai eshte krykeput skllav i krimit dhe kreu i tij ne Shqiperi. Ai me keto akuza nuk bene gje tjeter veçse hakmerret si primitiv, jo per Fatmirin se atij i vuri shqelmin. Rama hakmerret per Agronin, qe, per shkak te guximit qe treguan dhe transparences qe bene Salianji dhe Olldashi, po kryen ne Itali vitet e denimit te dhena nga gjykatat e ketij vend si ring lider i nje rrjeti nderkombetar te trafikut te droges ne Bolonja.

Para kesaj, Agroni kishte mbrojtjen e plote te Rames sepse sipas tij ai ishte “njeru i ndershem qe po rriste dy femije” nderkohe qe siç deshmuan dosja gjyqesore e Italise dhe rregjistrimet investgative, ai jo vetem ishte i denuar per trafik droge ne vendin fqinj por nuk kishte hequr dore nga zanati i vjeter dhe mesa duket i ngrohte mire xhepat Edvinit.

Perveç kesaj, duhet rikujtuar ketu se jane hedhur akuza direkte te lidhjeve te Agronit me kompanine e lojrave te fatit Apeks se bashku me vella Olsin.

Duke denuar me ashpersine me te madhe farsen e turpshme staliniste gjyqesore ndaj Ervin Salianjit dhe Jetmir Olldashit, te montuar nga Edvin Kristaq Hakmarrja, si nje akt qe provon katerciprisht si ligesine e tij shpirterore aterore ashtu dhe lidhjet e tmerrshme me krimin, iu bej thirrje shqiptareve te shporrim nje minute e me pare kete klike banditesh dhe pushtetin e tyre te krimit”, shkruan Berisha.

Kujtojmë që Berisha është njeriu që tentoi eleminimin politik të Ervin Salianjit dhe Grida Dumës, pasi iu nxorri mesazhet erotike që shkëmbënin në sallën e Parlamentit.

Me sa duket, tashmë Salianji i duket se viktimë politike për kauzën e tij.(TemA)