Ditën e shtunë opozita do të zhvillojë protestën e dytë para Kryeministrisë. PD dhe LSI-ja kanë paralajmëruar se kjo do të jetë protesta më e madhe që është zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri, por gjithçka mbetet për t’u parë.

Ndërkohë kur opozita të protestojë, kryeministri Rama nuk do të jetë në Tiranë ditën e shtunë.

Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se Kryeministri Rama do të jetë në qarkun e Beratit në kuadër të turit “Bashkia që duam”.