“Njeriu është kafshë politike”

Nga Rea Shundi

Sado barbare dhe rrënjësisht deklarative që është shprehja e Aristotelit se “njeriu është një kafshë politike”, ajo mban një të vërtetë të dukshme në dy pikëpamje: njeriu si kafshë, dhe politika si mjet i daljes nga kafshëria.

Nuk mendoj se problemi i njeriut është tek ngjashmëria e tij me kafshët dhe besoj po ashtu se as deklaruesi i shprehjes nuk e mendonte këtë. Bëhet fjalë për një periudhë të lashtë të Athinës, para erës sonë, kohë kur qytetari nuk e njihte veten si të atillë.

Duke analizuar pjesën e parë të shprehjes, pra “njeriu është kafshë”, nxjerrim një konkluzion se bota është e përbërë prej klaneve shtazore, të cilat udhëhiqen nga

nevojat e grupit, të instiktit primar dhe se janë të dhunshëm në format e tyre. Kështu është një grup kafshësh; kështu mund të ishte edhe një grup njerëzish, po të mos qe pastaj, mbase, për ligjet e shkruara.

Por edhe kafshët si të atilla ndahen në lloje, specie, e janë të shpërndara nëpër habitate të shumëllojshme sipas pozicionit të tyre në në zinxhirin ushqimor.

Disa kafshë janë më grabitqare se të tjerat, disa janë më të paqta dhe barëngrënëse, disa janë thjesht zogj shtegtarë në këkim të

pemëve më të larta. Por njeriu s’mund të jetë kurrë si këto kafshë, sepse ai mund të bëhet si çdonjëra prej tyre, gjithmonë në bazë të racionaitetit të mendjes.

Kjo na ka ndihmuar të mos vuajmë aq shumë për tu bërë si ato, kafshët e së egrës, por t’i shpenzojmë energjitë tona për ta kthyer vetë botën në mjedisin tonë habitat.

Po ku hyn politika këtu? Politika është thjesht një struturë e pashkrueshme, por me vetë peshën e ligjit të mbijetesës më të egër. Kjo sepse politika prek pjesët më të brishta të racionalitetit dhe irracionalitetit jetësor: jo të mbijetuarit në të lirë, por të jetuarit,

I lirë, dhe në ndërvarësi me të tjerë. Politika është pra dhuna e ngadaltë e mendjes, e cila mund të jetë vërtetë e dhimbshme në afat të gjatë, pikërisht kur inkorporohet në cilësinë më humane të të menduarit.

A mundet të mbijetojë një njeri pa u lidhur, ndikuar apo infiltruar në politikë? Pyetja nuk është kjo. Më mirë mund të thuhej, sa gjatë, e si do të mund të jetonte ai njeri?

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...