sh-deputeti socialist Alfred Peza u përplas me gazetarit Armand Shkullaku.

E gjitha nisi pasi Shkullaku i përmendi pasurinë 1 milion euro, fakt të cilin Peza nuk duron kur ia përmendin.

Peza u mundua ta kalonte me të qeshura, duke i thënë Shkullakut se janë njësoj por dallojnë nga mjekra.

Ndërkohë përgjigja e Shkullakut ishte epike. Ai iu drejtua Pezës duke i thënë se dallimi është që mund ta deklarojë mjekrën.

Debati i plotë

Shkullaku: Tani ekspert imobiliar na dole, unë të dija ekspert financash

Peza: Tani edhe ti ekspert vilash dole edhe ekspert i çadrave të PD-së dole

Shkullaku: Po, pra, po, por jo i lekëve te xhepi

Peza: Ato i kam të deklaruara unë

Shkullaku: Jo, jo si ke, të kam pas vartës gjithë kohës

Shkullaku: Ti e di që ne të dy kemi ndryshim

Peza: Po çfarë ndryshimi kemi o Shkullak. Ku dallojmë? Nga mjekra?

Shkullaku: Dallimi është që unë e deklaroj mjekrën, kurse ti jo. Sepse në dallim nga ty mua nesër më vjen Prokuroria në shtëpi.

Kujtojmë këtu se më herë, Peza u përfshi në debat edhe me Sekretarin Ligjor të PD, Gazmend Bardhin, në lidhje me 1 milion eurot.