Majko kryeministër i qeverisë tranzitore, 100 herë më i mirë se Rama

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari i ftuar në emisionin “45 Minuta” të Denis Mingës në Report Tv deklaroi se qytetarët do të marrin fatet e tyre në dorë për të larguar qeverinë Rama. Ai tha se pas protestës së të shtunës do të fillojnë përgatitjet për një qeveri tranzitore.

I pyetur nëse Pandeli Majko, do të ishte njëri nga emrat që do të pranohej për të drejtuar këtë qeveri nëse arrihet konsensusi politik, Brahimllari u shpreh se ‘Ka sinjale për zgjedhje të parakohshme parlamentare përderisa artikulohet.

Mund të them se dy tre denoncime të Kryemadhit dy-tre muaj më parë u vërtetuan. Nga 16 marsi fillojnë përgatitjet për një qeveri tranzitore. Brenda PS ka socialistë shumë të ndershëm, mjafton që të ikë Rama. Unë nuk flas në emër të LSI-së.

Unë kam thënë në një emision që duhet një kryeministër tjetër jo Rama, u artikulua emri i Majkos dhe thashë se është 100 herë më i mirë se nuk është i lidhur me krimin. Por Ballën, jo, ai është i lidhur si Rama”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...