Prestigjiozja amerikane “New York Times” ka shkruar një artikull të gjatë për një restorant shqiptar që ndodhet në Bronx të New Yorkut.

Ky restorant quhet “Çka Ka Qellu” dhe është hapur nga Ramiz Kukaj. Në këtë artikull të “New York Times” shkruhet se aty gjen një koleksion të madh me vegla muzikore antike.

Restoranti përshkruhet kështu:

Fillimisht sheh koleksionin e veglave antike, instrumenteve me tela, kunjave, mullinjve prej bronzi, makinave shkrimi me dorë, pjata metalike me çekiç dhe kostume të qëndisura.

Dyshemetë dhe muret duket sikur janë transportuar nga një shtëpi apo fermë shqiptare dhe mikpritësit luajnë meloditë popullore mbi instrumentet tradicionale, larg nga ato moderne dhe globale të grupit të tunxhit “Fanfara Tirana”. Restoranti është i zhytur në nostalgji.”

Po ashtu në këtë artikull vend të veçantë i është kushtuar edhe kuzhinës shqiptare. Gazeta amerikane nënvizon se kuzhina është e ngjashme me atë italiane, por shija është e ndryshme e afërt me atë turke dhe greke.

Kuzhina shqiptare përshkruhet kështu:

Suxhukë të mbushur varen për tu tharë në sallameri. Këtu do të gjeni, byrekun shqiptar që sfidon biftekun xhamajkan. Nëse doni një eksperiencë të thellë shqiptare, “Çka Ka Qellu” është vendi ku duhet të shkoni.”
Gjithashtu theksohet se kafja në këtë restorant bëhet njësoj si në Shqipëri.

Më tej shkruhet:

Njëlloj si në Shqipëri kafja e zier e fortë të shërbehet me një ene me bisht të gjatë.”