Al Pacino: E përjetova varfrinë e skajshme e depresionin, ja si ia dola në jetë të jem i suksesshëm

Al Pacino, i famshëm për rolet e tij në filma të tillë si “The Godfather”, “Dog Day Afternoon”, “Scarface” dhe “Aromë gruaje”, ka qenë i pastrehë në moshën 20 vjeçare. Kur Pacino ishte 16 vjeç, ai e la shkollën e mesme. Mamaja e tij ishte e së.mure dhe atij i duhej të sillte bukën në shtëpi.

Deri në atë moment, ajo kishte qenë një mbështetëse e fuqishme e endërrave të të birit për aktrim, por tashmë ajo e këshilloi të ishte më praktik, duke i thënë se ‘aktrimi është për të pasurit.’

I inatosur nga ndryshimi i opinionit të së ëmës, Pacino iku nga shtëpia e gjyshërve dhe filloi të bashkëjetonte me të dashurën. I’u desh të bënte punë nga më të kotat për të dërguar lekë në shtëpi, por marrëdhënia e tij me të ëmën nuk u rregullua asnjëherë.

Pasi siguroi një punë në zyrat e revistës Komentar, Pacino filloi të kursente lekë për shkollën e aktrimit.

Së pari bëri prova në Studion për Aktorë ‘Lee Strasberg’ dhe nuk u pranua. Më pas u regjistrua për të marrë disa klasë në studion e HB-së Herbert and Uta Hagen.

Aty do krijonte një lidhje të ngushtë me Charlie Laughton…i cili e kish riorientuar dashurinë e tij për aktrim në drejtim të mësimdhënies, duke preferuar kështu çekun e sigurt javor për të mbeshtetur vajzën dhe gruan e tij, Penny Allen.

Penny më pas do luante disa role përbri Al Pacinos në filmat “Scarecrow” dhe “Dog Day Afternoon”. Laughton ishte 10 vjet më i madh se Pacino, dhe takimi i tyre, kur Pacino ish 18 vjeç, shënoi fillimin e një marrëdhënie kujdestarie që do zgjaste vite në vazhdim.

‘U ndjeva i lidhur me të’, kujton Pacino.

‘Charlie më prezantoi botë të tjera, dhe aspekte të tjera të jetës me të cilat nuk do kisha pasur kontakt kurrë. Ai më prezantoi te shkrimtarët, dmth elemente që rrethonin aktrimin.”

Prodhimi jashtë Broadway i Kreditorëve nga Strindberg, ku roli kryesor luhej nga Pacino nën drejtimin e Laughton, ishte veçanërisht transformues.

“Për herë të parë, e dija që kisha diçka që po ecte për mua, një shans për të përdorur vehten, jetën time. Charlie Laughton ka të ngjarë të jetë personi më i rëndësishëm në jetën time. Ai më bëri të kuptoja se aktrimi është poezi, një art që përdor zërin, trupin, dhe shpirtin.”

“Pa lekë për të shkuar në teater, ne uleshim në kafeteri për orë të tëra duke vështruar komedianët dhe dramat që zhvilloheshin,” thote Laughton.

‘Al gjeti disa nga karakteret e tij më interesante duke vështruar njerëzit nëpër metro dhe rrugëve të New York-ut.”

Më pas, në 1962, kur Pacino ishte 22 vjeç, mamaja e tij vdi.q para se të dy të pajtoheshin plotësisht. Ai i kaloi vitet në vazhdim në varfëri eks.treme dhe dep.resion gati për të vr.arë veten.

‘Isha i pastrehë. Flija në skenat ku luaja. Nuk ishte qejf.’

Mori borxhe të vogla nga shokët me qëllim që të mbulonte shpenzimet bazë, kaloi netët duke pirë alk.ool, dhe për disa vite bëri shumë pak progres drejt karrierës së aktrimit që ndërkohë po e ndiqte me obsesion.

Provoi role në stand-up komedi për një kohë. Lëvizi në një apartament me një dhomë së bashku me një tjetër aktor fillestar, Martin Sheen, dhe së bashku, të dy fillestarë me ëndërra, do endeshin në Living Theater të Neë Yorkut, duke bërë punë montimi në skenë derisa rolet fillimisht jashtë Broadëay-it filluan të materializoheshin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...