Javën e kaluar Tuna mbajti një koncert me rastin e 8 Marsit në Maqedoni, ku prezantoi albumin e ri ‘Fortuna’ dhe disa super bashkëpunime me Ylli Limanin dhe Armend Rexhepagiqin.

Mirëpo, gjatë ditës së sotme, këngëtarja ka publikuar një video, ku tregon se është në gjendje jo të mirë shëndetsore dhe pranë saj ndodhet make up astisti Kaçi Lleshi.

‘Infermieri me krejt aftësitë e veta Kaçi Lleshi para setit’, shkruan Tuna për mikun e saj, i cili po kujdeset për të.

Nuk dihet se çfarë po kalon këngëtarja, por fansat janë shqetësuar për të. Ata presin sa më shumë hite nga muzika e saj.