Raporti i Eurostat/ Ja sa shqiptarë kërkuan azil gjatë 2018-ës

Fakti që mijëra qytetarë nga Shqipëria, vitin e kaluar, kërkuan azil për motive ekonomike në vendet e BE, kryesisht në Francë dhe Holandë, ishte një nga argumentet kokëforta për bindjen e këtyre dy vendeve se Shqipëria nuk ishte gati të hapte negociatat e anëtarësimit në qershor 2018.

Gjatë vitit të kaluar, 19 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian. Të dhënat janë publikuar nga Eurostat që i rendit shqiptarët në vend të nëntë për nga numri i azilkërkuesve, pas Sirisë, Afganistanit, Irakut, Pakistanit, Iranit, Nigerisë, Turqisë dhe Venezuelës. Në vend të parë është Iraku, me rreth 81 mijë aplikime.

Në raport me vitet e kaluara numri i azilantëve shqiptarë ka rënë. Rekordi u arrit në 2015-n, kur kishte rreth 69 mijë aplikime, për të zbritur në rreth 33 mijë në 2016-n, dhe 26 mijë në 2017-n. Në total, sipas Eurostat, gjatë vitit që lamë pas janë 580 800 shtetas që kanë aplikuar për azil në një nga vendet e BE, duke e zbritur këtë numër me 11% krahasuar me vitin 2017.

Zyrtarët e huaj mendojnë se emigrimi nuk është një zgjidhje për Shqipërinë. Sidomos rinia duhet të qëndrojë në Shqipëri dhe të kontribuojë në këtë proces unik të përafrimit të Shqipërisë me BE. Forca e punës , profesionistët, ekspertët i duhen Shqipërisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...