Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në qytetin e Elbsanit ku festohet më së miri Dita e Verës.

Rama është parë i shoqëruar nga deputeti i qarkut, Taulant Balla dhe kryebashkiaku Qazim Sejdini.

Por ajo çfarë ra në sy tek të gjithë është veshja me atlete sportive dhe me modelin e tij të veçantë të tutave, që mund të quhen ndryshe edhe poture.

Nuk dihet nëse kryeministri e ka bërë këtë zgjedhje për tu ndjerë sa më komod, apo për shkak të kushteve atmosferike, të cilat ndryshe nga vitet e tjera për këtë festë priteshin të shoqëroheshin nga shiu.

Megjithatë, Rama edhe këtë herë ia ka dal të fitojë vëmendjen e shumëkujt.