Blogeri njohur Olti Curri njihet për natyrën e tij të drejtpërdrejtë dhe pa komplekse.

Ditën e sotme Olti ka bërë një njoftim zyrtar për dy miqtë e tij moderatorë, Ori Nebiajn dhe Isli Islamin.

Në një video në Instastory blogeri i paralajmëron ata me shaka të mos lëvizin nga vendi se është duke shkuar atje ku janë edhe ata.

‘Njoftim zyrtar për Orin Nebiajn dhe Isli Islamin. Mos lëvizni nga vendi! Jam rrugës. Mos guxoni të lëvizni! Lëvizja më e vogël ju kushton jetën publike!

Domethënë do hyni në gojën time. Faleminderit!’, thotë blogeri, por e gjitha kjo është në sensin e humorit.