ARTA MARKU: POLITIKA KA NDËRHYRË NË PUNËT TONA

Nga Shkodra, Kryeprokurorja Arta Marku tha se politika ka ndërhyrë në punën e prokurorëve, duke e gjykuar atë sipas interesave të saj.

Në analizën vjetore, ajo i bëri thirrje prokurorëve që të bëjnë punën e tyre pa u ndikuar politikisht.

Arta Marku: Viti që shkoi nuk ka qenë jo i lehtë, pasi për shumë prej jush ka filluar procesi i vetingut.

Shpesh herë jeni ndjerë të pasigurt dhe kjo ka ndikuar në punën tuaj dhe keni qenë të pamotivuar. Përveç kësaj, në qendër të çdo konflikti apo debati politik u është referuar ju.

Politika i ka dhënë vetes të drejtë që të gjykojë çdo çështje që mund të ketë prekur interesat e saj, pa patur dëshirë dhe vullnet për të pritur, për të lejuar prokurorët të bëjnë punën e tyre.

Duke marrë shkas nga përfolja që politika i ka bërë prokurorisë, të njëjtën gjë ka bërë edhe opinionin publik edhe media.

Terreni ku keni ushtruar funksionin tuaj ka qenë i vështirë. Por pavarësisht kësaj ju ia keni dalë.

Kërkoj prej jush që të jenë të përgjegjshëm në çdo vendimmarrje.

Pavarësi do të thotë përgjegjësi e shtuar, pavarësi nuk do të thotë kaos ku secili të interpretojë ligjin sipas ligjit apo interesit.

Pavarësi do të thotë ushtrimi i funksione të pavarur nga çdo ndërhyrje e brendshme apo e jashtme. Keni mundësinë që të pandikuar nga askush të jepni më të mirën në çdo vendimmarrje.

Do të kërkoja prej jush që të mos e shikoni procesin e vettingut si një ndëshkim, por si një mundësi për rikthimin e dinjiteti.

Vazhdoni të punoni dhe keni gjithë mbështetjen time institucionale dhe personale. Po kështu keni mbështetjen e faktorit kombëtar dhe ndërkombëtar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...