Rama: shkodranet i duan kryetaret bjonde

Gjatë takimit të Ramës me studentët, një nga ekselentet, përfituese të mundësisë së punësimit në admnistratë u shpreh se veç saj në familje ka përfituar bursë studimi në Turqi edhe motra e saj.

Ndër të tjera studentja u shpreh se do ishte mirë që puna në administratë të bëhej me rrotacion pasi dikush tjetër mund ta bëjë më mirë punën se ai që punon prej vitesh aty.

Në përgjigje të sugjerimit të studentes kryeministri u ndal tek fakti i bursave që kanë dërguar studentët në Stamboll duke thënë se kjo është një iniciativë e përvitshme për qeverinë.

Lidhur me rrotacionin Rama u shpreh se është ndryshe ta thuash dhe ta bësh diçka. Në fund kryeministri shkëmbeu edhe një batutë me studenten shkodrane duke thënë:

Vajza mund të jetë dhe kryetare e Bashkisë së Shkodrës pasi shkodranët e duan krytaren edhe grua edhe bjonde”, duke iu referuar kryetares aktuale Voltana Ademi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...