SHKODËR, ZJARR NË KATIN E DYTË TË NJË DYQANI

Një zjarr ka rënë në një subjekt tregtar në afërsi të vendit të quajtur “Çinari” në qytetin e Shkodrës. Ky zjarr i rënë në orët e paradites alarmoi të gjithë ata që ishin aty afër duke i bërë që të dalin jashtë për momentin.

Pasi është bërë njoftimi menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën dy zjarrëfikëse. Efektivët ndërhynë menjëherë duke neutralizuar zjarrin e rënë në katin e dytë të subjektit tregtar. Sipas burimeve janë djegur vetëm disa rroba të një dyqani aty që i kishte për shitje dhe një kabull elektrik që përdorej për ndriçimin aty.

Pas ardhjes së zjarrëfikësve është e bërë e mundur që në pak minuta zjarri jo vetëm të neutralizohet por edhe të shuhen flakët duke qetësuar të gjithë të tjerët. Fillimisht u krijua ankth duke qenë se shumë afër vendit ku ra zjarri kishte edhe dyqane të tjera të cilat rrezikoheshin të përfshiheshin nga flakët.

Ende janë të paqarta arsyet e këtij zjarri të rënë por ajo që dyshohet është se mund të ketë ardhur si shkak i një shkëndije elektrike tek kabulli elektrik i ndriçimit. Amortizimi dhe mbingarkesa mund të kenë sjellë shkëndijën elektrike dhe më pas zjarrin e rënë.

Shkëndijat elektrike dhe pakujdesia e qytetarëve vazhdojnë që të mbeten arsyet kryesore të rënis së zjarreve në qytetin e Shkodrës. Drejtuesit e zjarrëfikësve disa herë kanë bërë thirrje që të bëhet kujdes por sërish mbetet një problem.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...