Kjo jave do jete edhe me e bukur nga sa ju e kishit menduar. Nuk do keni as debatin me te vogël me partnerin.

Te gjithë do ju kenë zili dhe do ëndërrojnë një jete si e juaja. Beqaret nuk duhet t’iu qëndrojnë indiferente personave qe do i joshin sepse mundësi te tilla nuk do përsëriten gjithmonë.

Financat nuk do jene shume te ekuilibruara kështu qe me kujdes çdo shpenzim qe do kryeni. Shëndeti do jete disi delikat 2-3 ditët e para, por me pas do filloje te normalizohet. Ushqehuni sa me mire dhe kryeni nga pak aktivitet fizik. Jeta profesionale do jete e favorizuar.

Do ua kaloni te gjithëve dhe do merrni shpërblime te majme. Jeta familjare mund te ketë disa tronditje te vogla.

Qe ditët e para te javës do i sqaroni disa mosmarrëveshje qe keni pasur me partnerin tuaj dhe do ndiheni me te qete. Ai do mendoje t’iu përgatisë disa surpriza te këndshme ditën e premte ose te shtune.

Beqaret nuk duhet t’iu besojnë te gjitha atyre qe do ju thonë disa persona sepse mund te zhgënjehen tej mase. Financat do ekuilibrohen sa hap e mbyll sytë. Përfitoni nga rasti për te kryer edhe disa investime me te mëdha. Shëndeti nuk do

ketë aspak probleme përveç lodhjes qe mund te ndieni here pas here nga puna. Jeta profesionale do ketë ulje dhe ngritje. Ne disa momente do gjendeni ne situata delikate dhe do duhet këshilla e disa kolegeve te vjetër. Ne familje do mbizotërojë paqja.

Do jeni shume xheloze për partnerin tuaj gjate kësaj jave dhe ka rrezik qe te keni edhe debate te zjarrta me te. Mos dyshoni ne çdo moment sepse nuk i bëni mire as lidhjes dhe as vetes tuaj. Beqaret do jene me fat ne dashuri dhe do e gjejnë qe ne fillim te javës personin për te cilin do ju rrahe zemra fort.

Gjithcka do ndryshoje për mire për ta. Ne planin financiar ka rrezik t’iu dalin goxha probleme dhe vështirësi kështu qe merrni masa ose kërkoni ndihme. Gjendja shëndetësore do jete e shkëlqyer ne çdo moment.

Ne pune duhet t’i argumentoni idetë qe keni dhe mund te merrni edhe përgjigje pozitive për kërkesat qe keni. Jeta familjare do përballet me sfida te mëdha.

Nuk duhet te nxitoheni për asgjë këtë jave ju te dashuruarit sepse mund te pendoheni. Gjithçka ka kohen e vet kur duhet te ndodhe kështu qe mos kërkoni gjera me ngulm nga partneri.

Beqaret duhet t’i marrin gjerat si t’iu vijnë dhe kane për t’u kënaqur me shume se kurrë. Nga fundi i javës mund te ndodhe edhe diçka vërtet fantastike. Financat nuk do jene shume te ekuilibruara, por kjo nuk do te thotë qe ju te bini ne pesimizëm.

Te gjithë kalojnë probleme, por lum ata qe nuk dorëzohen para tyre. Shëndeti do ketë disa shqetësime te vogla, por asgjë për t’u alarmuar. Ne pune do jeni profesioniste dhe mjaft këmbëngulës. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur këtë jave. Do bëni gjithçka për njeri-tjetrin dhe nuk do keni asgjë për çfarë te ankoheni. Beqaret me ne fund do realizojnë disa takime interesante gjate te cilave do ju rrahe zemra shume fort.

Ne planin financiar do dini si te veproni gjithmonë dhe gjendja nuk do ketë as tronditjen me te vogël. Vazhdoni t’i organizoni ne këtë mënyrë te ardhurat. Saturni do jete planeti qe do ju ndihmoje te keni shëndet sa me te mire dhe te jeni gjithmonë energjike. Ne pune do ju duhet te

bëni disa zgjedhje te vështira. Merrni kohen e duhur dhe mos u nxitoni për asgjë sepse nuk do ketë me kthim mbrapa. Ne familje gjithçka do shkoje si duhet.

Do jeni tej mase xheloze për partnerin tuaj gjate gjithë kësaj jave dhe dite pas dite do keni konflikte me te. Po vazhduat me këtë sjellje pa pasur asnjë baze mund te mbeteni shume shpejt vetëm. Beqaret do kenë ndryshime te statusit brenda ditëve te para. Gjithçka për ta do jete me e bukur.

Financat nuk do jene ne gjendjen e duhur kështu qe mire është te merrni masa sa me pare qe te mos mbeteni me xhepat bosh. Gjendja shëndetësore nuk do jete as shume e mire as shume e keqe.

Mund te prekeni nga ndonjë rrufe, por nuk do keni shqetësime serioze. Ne pune do keni konflikte te forta me disa kolege dhe kjo gjë do ju shpërqendrojë. Jeta familjare do jete e ngrohte.

Jeta juaj ne çift do jete shume e trazuar gjate kësaj jave. Nuk do bëni aspak lëshime ndaj atij qe keni ne krah dhe mosmarrëveshjet kane për te qene te forta. Beqaret do jene sharmante dhe do marrin pafund ftesa.

Ne këtë mënyrë do e kenë ata te drejtën e zgjedhjes dhe mund te fillojnë historinë qe kane ëndërruar. Buxheti nuk do jete shume i mire, kështu qe ne vend qe te kryeni shpenzime te pamenduara, mendoni te hiqni disa para mënjanë për ditët ne vijim.

Shëndeti do jete akoma me i mire nëse nuk mbani dieta dhe nuk pini duhan e alkool. Ne pune duhet t’i peshoni mire gjerat para se te hidhni hapa sepse vetëm kështu nuk do dëmtoheni. Jeta familjare do jete e mbushur me vështirësi.

Këtë jave do kaloni me shume kohe me partnerin tuaj dhe marrëdhënia me te ka për te qene fantastike. Mund ta ndani se bashku edhe disa detaje qe deri me sot ja keni fshehur njeri-tjetrit. Beqaret do kenë me tepër mundësi për aventura kalimtare,

te cilat me mire t’i shfrytëzojnë sesa te qëndrojnë ende vetëm. Ne planin financiar bëni kujdes nga Saturni i cili do ju shtyje te shpenzoni shifra marramendëse. Shume shpejt keni për te mbetur pa para.

Shëndeti do jete i shkëlqyer. Do jeni energjike dhe nuk do ndieni asnjë shqetësim. Ne pune do kaloni disa vështirësi, por ne fund do arrini atje ku e kishit planifikuar. Jeta familjare do jete shume e kënaqshme.

Këtë jave nuk do ketë asnjë problem ne jetën tuaj ne çift. Do dashuroheni pa dorashka me partnerin dhe do i shprehni ndjenjat pafund. Beqaret edhe sikur te mos duan do goditen nga kupidi dhe do fillojnë një lidhje vërtet ashtu si e kane ëndërruar.

Shume persona do mundohen ta pengojnë këtë gjë, por nuk do ja dalin dot mbanë. Për te stabilizuar financat duhet patjetër te dëgjoni këshillat e specialisteve. Gjendja shëndetësore here do jete e qëndrueshme dhe here mund te ketë disa shqetësime te vogla.

Nuk është nevoja te alarmoheni, por nuk duhet as te lini ndonjë shqetësim pas dore. Ne pune do keni vetëm arritje dhe asnjë lloj problemi. Jeta familjare do jete shume e mire.

Ka rrezik qe këtë jave te doni te shijoni “frutin e ndaluar” ju te dashuruarit. Kjo mund te sjelle probleme dhe debatet te mëdha te cilat do ju bëjnë te ndiheni keq. Nëse nuk e pëlqeni me atë qe keni ne krah me mire flisni hapur dhe ndahuni.

Beqaret do kenë një dite plot diell dhe me shume mundësi interesante. Ne planin financiar do jeni me te matur se asnjëherë me pare dhe gjendja do vazhdoje te mbetet e mire. Shëndeti nuk do jete i keq, por nëse shtoni dozat e alkoolit mund te keni shqetësime nga veshkat.

Ne pune vërtet do lodheni goxha, por ne fund do merrni shpërblime goxha te majme qe do ju rizjellin buzëqeshjen. Jeta familjare nuk do ketë asgjë për t’u shqetësuar.

Marrëdhënia juaj me partnerin do jete me pasionante dhe me entuziaste nga sa mund te keni menduar. Ne çdo moment do kënaqeni dhe nuk do doni qe ditët te mbarojnë. Beqaret, pa u lodhur shume, kane për ta gjetur princin e tyre te kaltër dhe qe nga mesi i javës jeta do ju ndryshoje përgjithmonë.

Yjet do kujdesen ne çdo moment për t’ua përmirësuar te ardhurat dhe do mund te bëni edhe disa investime me tepër nga zakonisht. Gjendja shëndetësore nuk do jete gjithë kohës e mire. Mundohuni te ecni sa me shume dhe te hidratoheni. Ne pune do jete Merkuri ai qe do sjelle ndryshime te mëdha. Përgatituni edhe për ndonjë rritje ne detyre. Jeta familjare do jete e qëndrueshme.

Gjate kësaj jave do ngrini shume pikëpyetje për jetën tuaj ne çift ju te dashuruarit dhe nuk do dini nëse duhet te hidhni hapa me tej apo jo. Gjeja me e mire është te flisni hapur me partnerin dhe te sqaroheni për gjithçka me te. Beqaret do kalojnë sfida te vështira derisa te arrijnë ta bëjnë për vete princin e kaltër. Kur t’ia dalin do e kuptojnë se gjithçka ja ka vlejtur.

Ne planin financiar do jeni me shume fat ne dashuri dhe mund te kryeni edhe disa investime. Shëndeti nuk do jete aspak i keq nëse nuk e teproni me ëmbëlsirat apo me gjerat e kripura.

Ne pune duhet te jeni me te duruar dhe me largpamës. Po u nxituat do pengoheni dhe do shkatërroni gjithçka. Jeta familjare nuk do ketë probleme.