EDI RAMA VESHUR ME ANTIPLUMB? JA FOTO QË PO NGACMON RRJETIN

Kryeministri Edi Rama vizitoi Roskovecin, fshatin Kurjan dhe një sërë biznesesh në këtë zonë.

Kreu i qeverisë shpërndau disa dhjetra foto dhe video në rrjetet sociale nga vizita e tij, por një foto në veçanti ka tërhequr vëmendjen e shikuesve.

Bëhet fjalë për foton që Rama e ka zgjedhur si “Foto e Ditës”. Ai duket i fotografuar nga pas, teksa ka hapur krahët i drejtuar nga bukuritë e zonës që i krahasoi me Toskanën.

Por në kurrizin e Ramës vihen re dy forma jo të zakonta për një veshje normale. Kjo ka bërë që në rrjetet sociale, madje edhe në disa portale të flitet se kryeministri Rama ka nisur të veshë antiplumb. Megjithatë çdo gjë mbetet në kuadrin e spekulimit.

Por nëse bëhet fjalë për diçka veç rrobave, nuk përjashtohet mundësia të jetë një mjet për lehtësimin e dhimbjeve të shpinës, pasi vetë kryeministri ka pranuar se ka shpesh shqetësime nga dhimbja e shpinës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...