Ish-kryeministri Sali Berisha i bën thirrje bizneseve në vend të protestojnë kundër qeverisë.

Duke postuar mesazhin e një qytetari i cili thotë se është menaxher shitjesh në një fabrikë qumështi dhe do të ngrihet në protestë së bashku me bizneset e tjera të këtij lloji, Berisha i bën thirrje të gjitha bizneseve të ndjekin shembullin e tyre.

Postimi i plotë i Berishës:

Bizneset e perpunimit te qumshtit drejt protestes antiqeveritare!

Ata paraljmerojne rritjen e çmimit te qumshtit dhe produkteve te tij!

Iu bej thirrje bizneseve te vendit te ndjekin shembullin e tyre.

Lexoni mesazhin e biznesmenit dixhital. sb

Doktor ju uruj shendet dhe jet te gjat. Jam menaxher shitjesh i nje nga fabrikat e qumeshtit me emer ne shqiperi. Me uljen e rimbursimit te tvsh nga ana e shtetit gje e cila ndikon drejt per drejt ne cmimin e produktit .

Kjo ben qe cmimi ne treg te rritet dhe kerkesa nga klienti te ulet. Jemi te detyruar qe me dat 14.03.19 me nje marrveshje me te gjith firmat e tjera private te dalim ne proteste kunder ktij shteti mafioz qe po na heq buken e gojes. Flm . Tlutem pa emer se kemi njerez qe punojn ne shtet.