16 marsi përplasja finale e opozitës me kryeministrin, Rama: Nuk jap dorëheqjen sikur të bëhet nami

Në 16 mars, opozita ka planifikuar organizimin e protestës më të madhe që është bërë në këto 28 vite.

Protesta që ka vetëm datë fillimi, por jo mbarimi parashikon që në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, të mblidhen rreth 200 mijë persona, kjo pasi largimi i kryeministrit Edi Rama është një emergjencë kombëtare, ndaj edhe është kërkuar mobilizim maksimal.

Po nga ana tjetër Rama i pyetur nga gazeta “Koha Jonë” është shfaqur i prerë duke thënë se nuk ka ndërmend ta mendojë dorëheqjen dhe se vetëm në vitin 2021 do të ketë zgjedhje parlamentare, duke përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, që kërkon opozita.

Madje burime kryeministrore dhe nga kupola e PS-së u shprehën se Rama:

Nuk jep dorëheqjen, sikur të bëhet nami me 16 apo 17 apo 18 mars!”
Pra opozita po shkon në përplasjen finale me Edi Ramën, i cili me datë 16 mars ka urdhëruar krejt forcat e policisë të jenë Tiranë, duke lenë një shërbim formal nëpër rrethet e vendit. Llogariten mbi 7 mijë forca policie, pa harruar edhe forcat e ushtrisë, të cilat do vishen me uniformë policie për të mos renë në sy nga opozita dhe vëzhguesit e huaj.

Dhjetëra televizione të huaja kanë kërkuar akredim për datën 16 mars, por e kanë lënë hapur datën e largimit. Kjo tregon se shërbimet partnere kanë informacione për përplasje të dhu.nshme nga moria e madhe e protestuesve, nëse kryeministri nuk vendos të pranojë zgjedhje të reja me një qeveri tjetër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...