Fillimi i javës do të sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në zonat më të ulëta të qarkut Kukës në fund të ditës së nesërme priten reshje të dobëta dëbore ose dëborë e përzier me shi, kurse në lartësinë mbi 800 m, trashësia e saj mund të arrijë deri në 15 cm.

PUBLICITET

Në qarkun Shkodër në fund të ditës së nesërme, reshjet do të jenë në formë dëbore në lartësitë mbi 900 m.

TEMPERATURAT
Nesër (e hënë dt.11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 / 18 °C
në vendet e ulëta: 8 / 20 °C
në vendet malore: -1 / 14 °C

Era pritet të jetë mesatare deri e fortë./ Opinion.al

PUBLICITET