Paralajmërohet heqja e pagesës për Rrugën e Kombit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë se në momentin që do ta marrin pushtetin, do te heqin taksën e Rrugës së Kombit.

Lulzim Basha, gjatë takimit me banorë të zonës së Paskuqanit gjatë ditës së sotme, bisedoi edhe me një qytetar i cili theksoi se po falimenton nga taksat.

“Kam tre anëtarë në emigracion. Kam hapur një biznes dhe jemi drejt falimentimit.

I bëj thirrje nipit të Spiro Kolekës, të mos tallet me nervat e kuksianëve, ta heqë taksën e Rrugës së Kombit. Vetëm po falimentoj.

Nuk punësoj dot punëtorë. Nuk kam. Edi Rama mos na presë me 16 Mars, të ikë”, u shpreh ai.

Sipas Top Channel, Basha i premtoi uljen e taksave, si edhe theksoi se kur ai të vijë në pushtet do të heqë taksën e Rrugës së Kombit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...