Tirana do të mbetet pa drita 3 ditët në vijim për shkak të punimeve në nënstacionin Uzina Traktori dhe për shkak të punimeve për rikonstruksionin e Kabinave.
Mësohet se shkëputja e energjisë elektrike do të bëhet në intervalin kohor 09:00-14:00 në disa zona të kryeqytetit.
Njoftimet për abonentët Tiranë:
Remonti i OSHEE në nënstacionin Uzina Traktori
Në datat 11-13 mars do të stakohet energjia elektrike gjatë intervalit kohor 09:00-13:00
11 mars, pa energji do të mbeten rruga “Pasho Hysi”,
Kryegjyshata, Poligrafiku, Burgu 325, zona pranë Depos së Ujit, rruga “Todi Shkurti” (pranë pallateve Grand).
12 mars, pa energji zona pranë Depos së Ujit, zona pranë Sanatoriumit.
13 mars, pa energji zona e Shkozës (pjesërisht)
Për shkak të punimeve të planifikuara në nënstacionin “Uzina Traktori”, në datat 11-13 mars do të stakohet energjia elektrike gjatë intervalit kohor 09:00-13:00.
11 mars, pa energji do të mbeten rruga “Pasho Hysi”, Kryegjyshata, Poligrafiku, Burgu 325, zona pranë Depos se Ujit, rruga “Todi Shkurti” (prane pallateve Grand).
12 mars, pa energji do të mbetet zona prane Sanatoriumit
13 mars, pa energji do të mbetet zona pranë ish- Uzinës Traktori. Shkozë (pjesërisht)
Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e Kabinave, në datën 11 mars gjatë intervalit kohor 09:00-14:00 do të stakohet energjia elektrike në rrugën “Sulejman Delvina” pjesërisht, rruga “Gjin Ndue Shpata” pjesërisht, rruga “Hasan Ceka” pjesërisht, rruga “Don Bosco” pjesërisht.