FABRIKA E DUHANIT, PUNONJËSIT 25 MUAJ PA RROGA

Kanë hyrë në muajin e 25 dhe ende nuk kanë marrë pagat nga shteti punonjësit e ish fabrikës së duhanit në qytetin e Shkodrës.

Atyre u është premtuar nga ana e ministrisë së ekonomisë dhe financave deri tani ende nuk është bërë asgjë.

Kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura Qarku Shkodër Albert Tuka thotë se i ka dërguar shkresë zyrtare ministres së financave Anila Denaj por nuk ka marrë asnjë përgjigje qoftë edhe negative.

Ndërkohë kreu i bashkimit të sindikatave tregon se punonjësit nuk janë as të siguruar e megjithatë tregon se brenda tre ditësh ata do ti drejtohen gjykatës si e vetmi institucion për ti zgjidhur problemin me pagat.

Ndërmarrja e duhan cigares në Shkodër me një sipërfaqe prej 5.2 ha, me 25 kapanone sot e braktisur është në vartësi të Drejtorisë së Pronave publike në Ministrinë e Financave .

Aktualisht në këtë ndërmarrje punojnë 6 persona, administratori juristja dhe 4 roje . Ato kërkojnë pagat e tyre, ndërkohe që apeli i drejtohet shtetit që të marrë masa dhe të shlyej pagat për këto punonjës të cilet nuk kanë asnjë të ardhur tjetër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...