Karl dhe Donna Von Schwarz kanë më shumë se 60 vjet që janë martuar, por mesa duket romanca mes tyre nuk është shuar ende.

Kur Donna, 82 vjeçe, duhej t’i nënshtrohej një operacioni në zemër, Karl i premtoi se do t’i blinte një unazë të re fejese kur ajo të ishte më e mirë.

Pasi 82-vjeçarja e kaloi me sukses operacionin e saj, ai e mbajti premtimin dhe madje u ul në gjunjë siç e do tradita.

Çifti, që jetojnë në Youngstown, Ohio, SHBA, janë lidhur bashkë që në shkollë të mesme dhe u martuan në vitin 1966.

Që nga maji i vitit të shkuar, Donna ka pësuar disa goditje në tru, hemorragji dhe i është nënshtruar një operacioni me zemër të hapur, por Karl qëndroi pranë saj në çdo hap.

Tashmë që i duhet të rrije edhe në karrige me rrota, ai e dinte që i duhej të bënte diçka që ta gëzonte prandaj edhe e “llastoi” sërish me një unazë.