Nëse bëni këto tre veprime jeni duke i shkatërruar veshkat me dorën tuaj

Të hash shumë kripë

Përdorimi i sasive të mëdha të kripës mund të shkaktojë shumë probleme tek veshkat si dhe probleme të tjera shëndetësore.

Trupi përthith rreth 95 përqind të sodiumit të nevojshëm përmes ushqimit. Në rastin e konsumit të shtuar të kripës, veshkat duhet të punojnë disa herë më shumë për ta eleminuar duke sjellë kështu dhe rritjen e presionit të gjakut.

Të mbash urinën

Kjo është një nga shkaqet më të zakonshme të sëmundjeve renale. Të mbash urinën për një kohë të gjatë, bën që të mblidhen baktere në qeskën e urinës.

Këto baktere shkaktojnë edhe infeksione në sistemin urinar. Për më tepër mbajtja e urinës shkakton presion në veshka dhe mund të sjellë edhe insufiçencë renale.

Duhanpirja

Tymosja është e dëmshme, kjo tashmë dihet botërisht. Ky ves i rrezikshëm bën që të dëmtohen të gjitha organet e trupit, përfshi këtu edhe veshkat.

Shumë studime, kanë vënë theksin tek lidhja mes duhanpirjes dhe sëmundjeve të veshkave. Ky ves i dëmshëm dëmton enët e gjakut dhe nuk lejon që gjaku të shkojë ashtu si duhet nëpër organe si dhe në veshka.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...