Ish-deputeti i PS, Alfred Peza i ka dedikuar një status prekës nënës së tij të ndjerë, e cila u nda nga jeta pak kohë më parë.

Ndërsa poston një foto të para disa viteve, teksa feston 8 marsin me nënën dhe bashkëshorten, Peza shkruan se do të jepe gjithçka që ky moment të vinte edhe një herë tjetër.

“Do të jepja gjithçka, për një 8 MARS tjetër si ky.
Por, jeta është sa e dhimbshme, aq edhe e bukur, reale e sfiduese.

Ka momente që nuk përsëriten dot më kurrë, ndaj ato mbesin përgjithmonë, në kujtimet tona përjetësisht.

Gëzuar NENE!

Jam sot më i bindur se kurrë, se nga PARAJSA po na sheh siç vetëm një NENE di ta bëjë për djalin e saj, me buzëqeshjen më të bukur në botë!, shkruan Peza.