Avokatja Eni Çobani “non gratta” në Tropojë!

Disa herë ka vizituar Tropojën për shkak të biznesit të saj të avokatisë Eni Çobani dhe ka reklamuar në profilin e saj në rrjetet sociale mikpritjen dhe respektin që si askush ky qytet rezervon për mysafiret.

Të njëjtën konsideratë ka ndarë edhe në darken e 27 Janarit znj. Çobani deri në mesnatë, kur duke udhëtuar pas një darke “mbretërore” për në qytet ka humbur drejtimin e mjetit duke përfunduar në një humnerë, nga e cila nuk mund të shpëtonte pa ndihmen e Zotit e të punonjësve të gatshëm të policisë.

Moralizuese deri në skaje në ekranin televiziv Eni Çobani duket haptazi se këtë herë neglizhoi e gaboi duke rrezikuar jeten e vet dhe të bashkudhëtares së saj Edita Tahiri.

Ajo udhëtoi për Tropojë me nje automjet me goma vere, sportive, të konsumuara jashtë ç’do logjike edhe për një mot normal si dhe pa zeinxhir, ndërkohë që gjithkush ishte i njohur me motin e ftohtë e me reshje.

Jo vetem kaq por znj.Çobani në momentin e daljes nga rruga duket se ka qënë duke përdorur telefonin e saj c’ka desh e çoi drejt fatalitetit.

Pergjigjet e komenteve te statusi i saj në facebook dekonspirojne dhe shkakun e aksidentit pasi përkojne 100% me kohën e aksidentit.

Fatmiresisht znj.Çobani u përball me një shpejtësi me nxjerrjen nga humnera dhe transportin në spital si dhe me një përkujdesje të veçantë. Por duket se pas shpëtimit ajo ka injoruar gjithcka dhe ka bërë një kallzim penal pranë Prokurorisë Tropojë me arsyetimin e alibine e rreme se shkaku i aksidentit ka qënë gjendja e rënduar e rrugëve.

Megjithëse Çobani disa herë është shenjestruar si mjeshtre e përfitimeve materiale me truke e presione të tilla duket se në Tropojë nuk i shkoj mirë ky lloj falli.

Kjo sepse megjithë deboren e ngricat e këtij dimri rrugët nacionale në Tropojë kanë qënë non stop jo vetëm të pastruara, por me asnje ndryshim me stinet e ngrohta të vitit.

Kompania Geci sh.p.k dhe nënkontraktorja e saj Florida Shpk me administrator ing.Lulezim Rrahmani për asnje çast jo vetëm nuk kanë neglizhuar, por kane qene shume me korrekt duke tejkaluar per nga cilësia vetë superstradën e Kombit.

Kompania posedon 12 borëpastruese moderne, tre fadroma speciale deri në 32 ton si dhe freza për largimin total të borës. Natyrisht që nuk janë përgjegjësi e kompanisë darkat shoqëruar me verë të kuqe që konsumohen nga përdoruesit e mjeteve dhe as përdorimi e shkrimi në celular në udhëtim e sipër.

Këto fakte që merren vesh me shpejtesi në qytetin e vogel të Bajram Currit kanë bërë që kallëzimin e Eni Çobanit jo vetëm ta përqeshin, por dhe ta quajnë fyerje për faktin se ajo jo vetem u mirëprit, por dhe ju shpëtua jeta me heroizem nga forcat e rendit dhe personeli i spitalit! E gjithë kjo histori duket se përfundon me një non gratta të madhe për të në Tropojë/ CNA.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...