Kur ishte hera e fundit që liruat vendin tuaj në autobus apo tren për dikë që e kishte nevojë më shumë se ty? Por, për këtë nënë të vetme me fëmijën në prehër, duket se askush nuk ka ofruar vendin e tij edhe pse ajo ishte duke u munduar me të bijën e saj që ishte duke fjetur.

Fotot që janë bërë në një tren në një vend të panjohur tregojnë sfidën e vërtetë që një grua kaloi kur vajzën e saj e zuri gjumë në prehrin e saj në trenin e mbushur me njerëz.

Ndërkohë që kishte disa vende prioritare në ndenjësen, dukej se askush nuk i kushtoi nënës vëmendje e as që ofroi asaj vendin e vet për të.

Në foto, gruaja që shihet duke mbajtur çantën e vajzës së saj, duhej të rrinte në gjunjë për t’u ulur mbi dyshemenë e trenit, pasi vajzën e saj të vogël e zuri gjumi.

Gruaja mbante një çantë shkolle pranë, dhe dukej se ajo kishte marrë trenin e kthimit për në shtëpi pas marrjes së vajzës së saj nga shkolla. Ndërsa fotografia tregon edhe pasagjerë të tjerë që qëndrojnë pranë nënës, e askush nuk i ka ofruar ndihmë asaj.

Mamaja duhej të duronte një udhëtim 40-minutësh të trenit në pozicion të pakëndshme, pasi nuk kishte vende dhe se ajo nuk donte ta zgjonte vajzën e saj të përgjumur.

Nëna u përpoq të qëndronte ashtu por pas një kohe këmbët e saj të mpirë nuk i lejuan të ngrihej dhe duhej të mbahej në anën e mbështetjes.

Vendet prioritare në transportin publik janë të dizajnuara enkas për të moshuarit, gratë me aftësi të kufizuara, gratë shtatzëna ose për ata që janë të lënduar.

Sidoqoftë, zakonsht ky vend ofrohet për ata që kanë nevojë për ndihmë, edhe kur nuk bien nën këtë kategori si kjo nënë e pambrojtur. Le të jemi të mëshirshëm dhe të kuptueshëm për njerëzit rreth nesh sidomos për nevojtarët.

Pra, herën tjetër kur jeni ne autobus apo tren, mbani mend të ofroni vend për ata që kanë nevojë më shumë se ju.