Zbardhet një pjesë nga intervista që kryeministri Edi Rama po zhvillon në emisionin ‘Porta a Porta’ të gazetarit të famshëm italian, Bruno Vespa.

Rama ka folur përballë Vespas dhe drejtorit sportiv të skuadrës së Lazios, Igli Tares, për situatën politike në vend dhe për protestat e opozitës.

‘Dua t’ju them se ajo që shihni nuk është një revoltë e popullit’, është shprehur kryeministri.

‘Sot sjellim një shkëmbim ekonomik e tregtar me Itali, prej 2.6 miliard euro në vit. Shqipëria eksporton 1,2 miliard euro në Itali’, ka thënë më tej Rama.

Ndërkohë që Igli Tare, ka deklaruar se situata e krijuar në Shqipëri është shumë e rëndë për imazhin e popullit.