Një zjarr i fuqishëm ka rënë në një kishë në Virxhinian Perëndimore. Ndërtesa mbeti thuajse plotësisht e shkatërruar nga flakët por ashtu siç dëshmohet dhe nga fotot e mëposhtme nën rrënojat e Kishës nuk u gjet asnjë Bibël e djegur apo kryq i dëmtuar, pasi kishin shpëtuar për mrekulli.

Njoftimi i bërë nga departmenti i zjarrfikësve, tashmë është bërë viral dhe ka marrë miliona shpërndarje. “CNN” shkruan se zjarrëfikësit e dhanë njoftimin në rrjetin social Facebook teksa ndër të tjera shkruanin:

“Pas këtij zjarri të tmerrshëm e di që mendoni se çdo gjë duhet të ishte e shkrumbuar, por asnjë Bibël dhe asnjë kryq nuk është dëmtuar.”. Postimi shoqërohej nga fotot e Biblave të paprekura nën rrënoja./Opinion.al