ZJARRI NË SPITALIN RAJONAL TË SHKODRËS

Një vatër zjarri e krijuar mëngjesin e sotëm në Spitalin Rajonal të Shkodrës ka krijuar panik tek pacientët dhe stafi mjekësor.

Mësohet se Reparti i Neurologjisë është përfshirë nga flakët dhe për këtë dyshohet se shkak për këtë është bërë defekti i një ndriçuesi elektrik.

Nëndrejtori i këtij spitali Ermal Vukaj tregon se situata është vënë nën kontroll menjëherë.

Ndërkohë ai sqaron se për arsye sigurie janë evakuar pacientët bashkë më një person që ndodhej i shtruar në dhomën ku ra zjarri i cili është vënë menjëherë nën kontroll nga personeli i spitalit me anë të fikseve të zjarrit

Gjithashtu me anë të një deklarate për mediat Drejtoria e Spitalit Rajonal në Shkodër bën me dije se në këtë spital nuk ka patur asnjë rrezik nga zjarri.

Drejtoria sqaron se në një nga dhomat e repartit të neurologjisë ka patur një shkëndi elektrike e cila është vendosur menjëherë nën kontroll nga siguria e spitalit.

Spitali Shkoder informon se nuk ka të lënduar dhe asnjë dëm material. Dhoma ku ndodhi shkëndija është mbyllur dhe po kryehen punime.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...