Humbi garën, Myftiu: Nuk i njoh zgjedhjet

Edhe Komuniteti Mysliman Shqiptar është përfshirë në akuza, pas zgjedhjeve për kreun e tij. Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra pas humbjes në garë tha se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa akuzoi se në krye të institucionit u katapultua një Gylenist.

Gurra hodhi akuza drejt kupolës drejtuese të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe paralajmëroi se në ditët në vijim do të ketë zhvillime të reja.

“Sot jemi përballë kapjes së institucionit. Lejomëni të flas në shqipen e Naim Frashërit. Do të jem brenda etikës qytetare, që titulli i KMSH nuk mund të zgjidhet nga organizëm okult. Jo shumë larg, vetëm 5 vite më parë kur nën përgjegjësinë e kryetarit të këshillit të përgjithshëm, në 8 mars 2014,

komunitetit Mysliman të Shqipërisë iu imponua, iu katapultua, po nga këta organizma okultë një kryetar. Ndjej detyrim qytetar dhe besimor që nën presionin e atëhershëm, sot ju imponua myslimanëve një titullar. Në 5 vite nuk kemi parë asgjë (nuk kam asgjë me atë si person). Komuniteti ka humbur pronat, nuk ka bashkëpunuar me myftininë e

Tiranës, por edhe të tjerat. Edhe ato pak të ardhura kanalizohen jashtë objektivave. Dërgesat kalojnë pa transparencë nga kryesia. Gylenistët apo

Kemalistët nuk janë pa ndikime në këtë rrjedhë ngjarje dhe të tilla katapultime në krerët myslimanë të këtij vendit. Komuniteti nuk është peng i askujt, as i ndonjë qeverie. në ditët e ardhshme do të ketë zhvillime”

Pas zgjedhjeve, Bujar Spahiu do të jetë kryetari i ri i Komitetit Mysliman Shqiptar, i cili do të pasojë në këtë detyrë Skender Bruçajn, i cili u tërhoq një ditë më parë nga gara./ Opinion.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...