Nga Kastriot Dervishi

Udhëtoj me autobus për në Durrës. Përpara meje një enverist zëtrashë, afërmendsh veteran i punëve të brendshme. Ulet me një vajzë që i thotë se është mbesa e sekretares së enver hoxhës (nga ngjyra i bie të ketë qenë pastruesja).

Mallëngjehet. I thotë se je pasuese e denjë e Partisë së Punës. Ka vështrim prej budallai. I palarë. Nxjerr jargë nga goja. Orën e ka me portretin e diktatorit. Thotë se e ka në zemër dhe deri në vdekje nuk do ta heqë. Lëviz kokën vazhdimisht majtas-djathtas e bërtet që ta dëgjojnë të gjithë se vetëm një burrë ka pas Shqipëria.

Thotë fjalë pa lidhje si: “Basha është kriminel”, “Berisha është kriminel, do 1991 dhe 1996 prap”, Të shash enver hoxhën është krim”, “enver hoxha nuk rrinte me kriminelë”, “Jam me gramozin, jo me pandeliun”, “Këta nuk luftojnë për popullin”,

“Ia kam thënë Edi Ramës në zyrë ta fusë brenda bandën e armiqve”, “Populli nuk ka bukë të hajë”, “Lul Basha prishi stacionin e trenit”, etj. Nuk e di, por m’u duk si Xhimi ky!