Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga dita e parë e Samitit të Diasporës. Pak para se të merrte fjalën, një grua nga mesi i sallës iu drejtua “I Love you”. E gjithë salla shpërtheu në të qeshura ndërsa kryeministri: “I love you too“.

Në videon e publikuar nga Rama kamera fikson një vajzë simpatike brune e cila bën një shikim “përqeshësh” në drejtim të “flirtit” të tyre. Rama e ka etiketuar brunen simpatike si xheloze, duke i vënë në sfond edhe një këngë që ka në refren fjalën ‘xhelozi’.

Aty duket një brune e ulur në krah të ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, e cila përdredh buzët gjatë këtij momenti.