Shtepia muze e “Oso Kuka”

ATY KU BASHKOHEN ETNOSI E KULTURA URBANE

Shumë prej nesh e dinë se qyteti i Shkodrës është një nga qendrat kulturore më të çmuara të Shqipërisë, aty ku kanë lindur e janë frymëzuar shumë prej artistëve e poetëve shqiptarë.

Le të themi se ky qytet është zhvilluar paksa ndryshe nga të tjerët. Shtëpia e Oso Kukës dëshmon këtë zhvillim ndër vite më qartazi se shumë të tjerë. Kjo shtëpi-muze e transporton vizitorin në fillim të shekullit të 20-të,

atëherë kur qyteti verior i Shkodrës ende nuk kishte humbur shkëlqimin e tij si kryeqendra veriore e këmbimeve tregtare me perëndimin gjatë mesjetës. Fryma e një qendre të madhe të dikurshme ende ndihet në rrugët e shtëpitë e bukura të Shkodrës.

Kjo shtëpi-muze në këtë qytet, pra, është për të gjithë ju shpirtrat nostalgjik të vendit!

Kur sheh shtëpinë eOso Kukës, imagjinon festat e vallëzimet nën ritmet folklorike të këtij shekulli të kaluar, njerëz të mbledhur nën ballkonin e gjerë prej druri e me vazo të gdhendura, i cili sheh mbi kopështin me lule. Çdo detaj është i bukur e i punuar mjeshtërisht në këtë vend artistësh. Amerikanët kanë kulturën e muzikën e “viteve të zhurmshme ‘20” ndërsa ne kemi festat, vallëzimet e muzikën e Shkodrës së vjetër, pikërisht në shtëpinë e Oso Kukes.

Banesa e patriotit të famshëm shqiptar Oso Kuka qëndron si Muze Historik që prej vitit 1947. Në hyrje të portës së madhe, nis udhëtimi nëpër histori, që prej neolitit, antikitetit, Luftës së Parë e të Dytë Botërore, deri në periudhën e Komunizmit në Shqipëri. Shtëpia përmban një kompleks muzeor që rrallë herë e gjen në ndonjë qytet tjetër,

me objekte e ambiente të cilat tregojnë mënyrën e jetesës në veri të Shqipërisë. Çdo mjedis i kësaj “shtëpie” të përfshin, ndoshta nga stili elegant i arredimit, por më tepër nga etnosi kulturor që këto mjedise shfaqin në mënyrë aq të natyrshme. Thjesht qendrimi brenda kësaj shtëpie të tregon gjithçka mbi trevat veriore e jetën e fisnikëve shqiptarë, si jetonin burrat në raport me gratë, e si priteshin miqtë në dhomat e tyre të veçanta.

Detajet e fillimit të shekullit të 20-të janë mëse të dukshme e reflektohen edhe në organizimin e banesës, ku në të njëjtat mjedise banorët fisnikë jetonin, punonin dhe ndanin gëzimet e ceremonitë familjare.

Në shtëpinë-muze “Oso Kuke”, gjenden shumë objekte të cilat vijnë pothuaj nga të gjithë zonat gjeoetnografike të qytetit të Shkodrës, si Dukagjini, Malësia e Madhe, Zadrima, e Kraja. Në fakt, mënyra e jetesës së veriorëve shqiptarë ka ndikim të gjerë mbi më tepër se Shkodrën apo veriun e Shqipërisë.

Ajo shkon deri buzë lumit Shkumbin dhe pothuajse prek edhe Shqipërinë e mesme. Ky muze deshmon këtë histori e ndikim të gjerë! Evente dhe ekspozita interesante zhvillohen rregullisht në këtë shtëpi të ngrohtë. Për këtë arsye, e shumë të tjera, ajo mbetet, ashtu si gjatë gjithë historisë së saj, një nga vendet e përzgjedhura nga ata më kuriozët e të apasionuarit pas jetës së vërtetë shqiptare.

Nga: IntoAlbania

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...