Përse duhet të vizitoni Shkodrën

Ky qytet poliedrik ka patur tradicionalisht një jetë artistike mjaft të pasur, dhe ka luajtuar një rol parësor në kulturën e vendit.

Shkodra është djepi i disa prej poetëve, piktorëve, fotografëve e artistëve më të rëndësishëm shqiptarë. Muzeu Kombëtar i Fotografisë

Marubi është një nga muzetë më modernë e njëherësh më të ‘vjetër’, për koleksionin e fotove historike ku spikat dhe fotoja e parë e realizuar në Shqipëri.

Shkodra është një qytet mitesh dhe legjendash, ku Kalaja rrëfen legjendën e Rozafës e cila u muros për të garantuar mbijetesën e mureve dhe qytetit. I njohur ndryshe dhe si qyteti i biçikletave,

përmes pedalimit mund t’i dhuroni vetes disa shëtitje të mrekullueshme përreth Liqenit më të madh të Ballkanit, tre lumenjve që takohen njëri me tjetrin, apo edhe të përshkoni bregdetin Adriatik.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...