Nga Samiti i dytë i Diasporës, kryeministri Edi Rama nuk kurseu as mesazhet për opozitën.
Rama tha se i vjen keq që nuk gjetën dakordësi për këtë çështje, por në një mesazh të prerë është shprehur se do ta ecë përpara edhe nëse nuk gjen konsensus me opozitën.
‘Mua më vjen keq që nuk gjetëm dakordësi për këtë çështje. S’është puna se nuk po gjejmë për këtë çështje, por u bënë shumë çështje që nuk po gjejmë dakordësi. Ama ç’ka unë ju siguroj është se votën tuaj, të drejtën e votës tuaj,
mundësinë tuaj për të votuar ka vetëm dy rrugë për ne, o do ta bëjmë ose do ta bëjmë. Unë uroj ta bëjmë këtë të gjithë së bashku me konsensus, nëse nuk do mundemi ta bëjmë me konsensus do ta bëjmë edhe pa konsensus’, tha kryeministri.