Shpërthim i fuqishëm tek gjykata

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e së enjtes pranë shkollës “Vasil Shanto”, përballë Gjykatës së Tiranës.

Policia ka bërë të ditur me anë të një deklarate se shpërthimi ka ndodhur në katin e dytë të një pallati, në rrugën Mihal Popi.

Sipas policisë, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse në derën e jashtme të një banese në pronësi të shtetasit Vasillaq Starvro. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në vendin e ngjarje kanë shkuar menjëherë forca të shumta policie, si edhe nëndrejtori i policisë së Tiranës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...