Basha-ndërkombëtarëve: Nuk do ta pranonit për vendin tuaj

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka nisur nga Shkodra turin që do t’ i paraprijë protestës së 16 marsit në Tiranë.

Per mendimin e tij rreth deklaratave të delegacionit të Parlamentit Evropian që ishin kritike ndaj veprimeve të opozitës, Basha deklaroi se eurodeputetëve duhet t’i bëhet një pyetje e vetme: “A do të pranonit për vendin tuaj këtë që pranoni për Shqipërinë? Një kryeministër që qeveris me krimin, mjerimin ekonomik? Asnjë nuk do ta pranonte, nga Skandinavia në Mesdhe”.

Sipas tij, në rrugëtimin drejt Evropës opozita po kryen një “sakrificë”, sepse sipas tij “ e vërteta dhe faktet të çojnë në Evrope, dhe jo gënjeshtrat.

Lideri demokrat deklaroi gjithashtu se protesta e opozitës në vijim do të gërshetojë “ protestat, mosbindjen civile, dhe me turin tonë të shpresës, që e bëjmë me njerëzit, jo të izoluar si klika kriminale në pushtet”.

Basha u pyet edhe për vendimin që opozita do të marrë për zgjedhjet vendore, duke u përgjigjur ”kemi kohë të flasim…”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...