“De fakto jemi ish deputetë”. Kështu e nis intervistën e tij në rubrikën “Opinion” në News 24 demokrati Agron Shehaj.

Ai komentoi protestën e mbrëmshme dhe sqaroi se qëllimi i tyre final është largimi i kryeministrit Rama. Për të arritur deri tek kjo ditë, Shehaj tregoi edhe rrugën që do të ndjekin demokratët.

Çfarë morët nga protesta e djeshme?
Agron Shehaj: Ishte një protestë shumë e madhe, nuk pati incidente, buruan vetëm pasi policia hodhi gaz lotsjellës, veçse një gome që i vunë flakën.

Po u hodh gaz, pati shashka…
Agron Shehaj: Po pra, po donin të shpërndanin protestuesit që të mos kishin probleme deputetët që do të dilnin nga Kuvendi.

Kështu do vazhdoni, sa herë të ketë Kuvend?

Agron Shehaj: Ne nuk dolëm nga parlamenti për sehir, do vazhdojmë deri në rrëzimin e Edi Ramës. Bëhet fjalë për një kryeministër që ka kapur të gjitha pushtetet. Ligjet e kaluara ishin të gjitha për interes të oligarkëve.