“Çfarë mendoni se I jep kuptim jetës tuaj? Më falni, nuk e pata për qëllim ta nis këtë artikull me një pyetje kaq të madhe, por me të vërtetë, është shumë e vështirë të kthesh një përgjigje siç duhet. Megjithatë, ndërkohë që maturohemi, përgjigja që duhet të japim merr edhe më shumë vlerë dhe bëhet edhe më e vështirë. Si pediatër që jam, e kuptova se çfarë vlen në jetë: shëndeti I fëmijëve.

Teksa gjithë ditën shoh fëmijë të së.murë, disa prej të cilëve nuk jetojnë aq sa do të doja unë të jetonin, kam mësuar t’i kushtoj vërtetë rëndësi të qenit I shëndetshëm dhe I lumtur. Vendosa që pyetjen se çfarë iu bën të lumtur apo se çfarë kuptimi ka jeta juaj t’jua bëj edhe fëmijëve me të cilët rri çdo ditë.

Përgjigjet që mora, më bënin të qaja sa herë I dëgjoja. S’mund ta mbaja gjithë këtë për vete ndaj më poshtë po ju rendis mendimet e sinqerta të fëmijëve që po luftojnë me sëmu.ndje të vështira, me shpresën se dikush nga ju do ta kuptojë siç duhet këtë artikull, do të ngrihet nga divani e do të bëjë diçka që vërtëtë ia bën jetën më të lumtur.

1 – Askush nga fëmijët nuk do të donte të kishte kaluar më shumë kohë duke parë televizor, duke kaluar më shumë kohë në Facebook dhe askush prej tyre nuk do të kishte dashur të ishte konflikuar me ndonjë mik. Sigurisht, asnjë prej tyre nuk e pëlqen spitalin dhe nuk do të donin të ishin këtu.

2 – Shumica e përgjigjeve lidhej me kafshët shtëpiake që ata kanë. Lumturinë dikujt ia sillte macja Rufus që bën tinguj të çuditshëm apo qenushi Ginny që zvarritet gjithë rrugën për të marrë një përkëdhelje më shumë.

3 – Shumica prej tyre kanë vetëm një merak nëse sëmu.ndja I bën të humbin betejën me jetën: prindërit e tyre. Ata shpresojnë se mami dhe babi I tyre do të jenë të qetë e të lumtur edhe nëse këta fëmijë ndërrojnë jetë. “Zoti do të kujdeset për prindërit e mi” – është përgjigja më e shpeshtë që mora.

4 – Të gjithë fëmijët këtu, e dashurojnë akulloren.

5 – Të gjithë I pëlqejnë librat dhe e dashurojnë momentin kur prindërit iu tregojnë përralla. Heronjtë e përrallave I japing motivim të gjejnë forcë për t’ja dalë, ndaj prindër, LEXOJINI SA MË SHUMË LIBRA ME TRIUMF FËMIJËVE TUAJ.

6 – Shumica prej tyre shpresojnë të kishin kaluar më pak kohë duke u zënë për lodrat me fëmijët e lagjies dhe do të kishin dashur të kalonin më shumë kohë me miqtë që I vizitojnë çdo ditë në spital dhe nuk I thonë kurrë se përse fytyra e tyre duket më e zbehtë apo se çfarë e ka shkaktuar të çarën e pla.gëve nga operacionet.

7 – Shumica prej tyre pëlqejnë të notojnë dhe të shkojnë në plazh. Dëshira për diell I bënë të mundohen aq shumë të shërohen.

8 – Nga të gjitha virtytet, fëmijët e shtruar në këtë spital vlerësojnë mirësinë. Ata dashurojnë gjyshet që përkujdesen, fëmijët që ndajnë ushqimin me të tjerët, infermieret të cilat qeshin gjithë kohës. Mirësia i bën ata të ndjejnë më pak dhe.mbje.

9 – Shumica e fëmijëve të shtruar në spital pëlqejnë shumë personat që iu bëjnë të qeshin. Kllounët, filmat vizatimor komik apo dhe një I afërm që nuk I kujton se sa sëmurë janë por përpiqet t’I bëjë të qeshin. E qeshura e bën dhe.mbjen më të lehtë.

10 – Fëmijët I dashurojnë lodrat që personifikojnë dëshirat e tyre më të mëdha. Nëse dëshiron të bëhet balerinë, një vogëlushe preferon fustanin e balerinës, nëse preferon të bëhet mjek, do të dëshironte si dhuratë mjetet e doktorit dhe kështu me radhë…

11 – Dhe së fundmi, ata të gjithë e vlerësonin jashtë mase kohën e kaluar me familjen. Asgjë më tepër se familja e tyre nuk mund të kishte rëndësi. Ata janë kaq të lumtur kur pranë vetes kanë prindërt, motrën apo vëllain. Nuk ka rëndësi si e kalojnë kohën, një përqafim për ta mjafton.

Mesazhi që dua të ndaj me të gjithë është ky: Jini njerëz të mirë. Lexoni libra. Kaloni kohë me familjen. Tregoni shaka. Shkoni në plazh. Përqafoni qenin tuaj dhe mos harroni kurrë t’I thoni të dua njerzve që ndjeni pranë zemrës.

Këto janë dëshirat që fëmijët kanë kur e kuptojnë që po luftojnë me jetën, gjithçka tjetër për ta është e tepërt dhe kur e mendon, a nuk kanë shumë të drejtë?”

Letra u shkrua nga Pediatri Dr. McAlpine nga spitali I “Cape Town” në Afrikën e Jugut.